Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se nga 1.442 testime kanë rezultuar pozitiv 23 qytetarë, ndërsa janë shënuar 3 humbje jete nga Covid-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 591 pacientë të prekur me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 153.349 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.

-Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

-Në total numri i rasteve aktive është 3.605.