Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.

Mësohet se nga testimi i 8.789 qytetarëve kanë rezultuar pozitiv 410 raste tëreja.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima nga COVID-19.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 1 mijë e 732 paciientë në 24 orët e fundit.

Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.