Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka informuar se nga 2.443 teste të kryera, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633, ndërkohë aktualisht numri i rasteve aktive është 305.

Njoftimi i plotë:

29 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.

Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 17 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633.

Në total numri i rasteve aktive është 305.