Shporta e konsumatorit në Kosovë ka pësuar ndjeshëm rritje të çmimit.

Çmimet e produkteve esenciale kanë shënuar rritje për 4.9 përqind në shtatorin e këtij viti ne krahasim me shtatorin e vitit 2020.

Qytetarët tregojnë se produktet me rritje më të lartë janë vajrat, buka e prodhimet e qumështit. Derisa çmimet rriten, Kosova vazhdon të jetë vendi me të ardhurat më të ulëta për kokë banori, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës tregojnë se rritja ka filluar që nga janari tek të gjitha produktet.

Në këtë rritje, përveç rritjes së çmimit të naftës kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë.