Kreu i komunës së Bujanovcit Nagip Arifi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreu Partisë Demokratike ,Lulzim Bashën.

Arifi u shpreh se informoi kryedemokratin për shqetësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku akuzoi Beogradin se po kërkon spastrimin e Luginës, me çregjistrimin e paligjshme të shqiptarëve atje.

“Sot patëm një takim vëllazëror. Paradite u takova me Presidentin Ilir Meta, ministrin Majko, dhe tanimë me kreun e PD. E njoftova me problemet e sfidat e shqiptarëve kryesisht në Bujanovc. Si po vepron Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si po përdor metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit shqiptar, sepse Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO, Shqipëria në BE, po ashtu një Kosovë e pavarur me pretendimin të jetë anëtare e NATO edhe shqiptarët e Luginës do të jenë më të sigurtë. Shumë shpresoj se shqiptarët një ditë do jetojnë të bashkuar në Evropën e bashkuar”- u shpreh Arifi në një prononcim për mediat pas takimit.