Bllokim automjeti dhe masë administrative 8000 lekë të reja, është “ndëshkimi” që policia e Durrësit i ka dhënë shtetasit të identifikuar me inicialet A.M.
Në rrjet ka qarkulluar videoja e automjetit të drejtuar nga ky shtetas, teksa kryente parakalime të gabuara në aksin rrugor Fushë Krujë –Thumanë, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Durrësit pasi ka lokalizuar shoferin i kanë bllokuar automjetin, si dhe e kanë ndëshkuar me masë administrative 8000 lekë të reja.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, evidentohet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Durrësit.
Shërbimet e Policisë Rrugore Durrës, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Opel” që kryente parakalime të gabuara në aksin rrugor Fushë Krujë –Thumanë, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 8000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin M. A.
Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.