Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar tragjikisht.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:30, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, E. Rr., 74 vjeç, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.