Graciano Tagani dhe Argjira Spanca jane padyshim një nga çiftet më simpatikë të showbizit, pasi gjithnje dyshen e shohim më të dashuruar dhe suportues ndaj njeri-tjetrit. Mirëpo, një moment i Gracianos në BBV ka bërë që të lindin dyshime.

Ndërsa dëgjonte në oborr këngën e Alban Skenderaj, Graciano nuk ka mbajtur dot lotët. Ju mund të mendoni se ky është një moment dobësie sepse i mungon partnerja, por mund të jetë diçka tjetër…

Pasi Graciano ka hyrë në BBVA3, Argjira ka qënë në një udhëtim vajzash dhe postimet e saj kanë qenë vetëm rreth këtij udhëtimi duke munguar një postim mbështetës për Gracianon, siç e bëri intensivisht herën e kaluar.

Gjëja tjetër që u vu re është mungesa e pëlqimeve në postet e Gracianos që prej ditës që ai rihyri në shtëpi dhe madje fotot mes tyre janë fshirë, përfshirë edhe propozimin që i bëri balerini… E vetmja gjë e mbetur në rrjet janë reels që ata kanë sëbashku.

Krisje midis çiftit? Mbetet për t’u parë….