Zhaklin Lekatari ka rënë pre e një sulmi, mesa duket nga fansat e banorëve të Big Brother, të cilët i kanë thyer xhamat e makinës, një ditë pasi ajo kritikoi ashpër Luizin dhe Kiarën, dy personazhet më të komentuar të Big Brother.
Siç shihet dhe nga fotot, Lekatari është shfaqur e prekur nga ajo që i ka ndodhur, ndërsa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca policie, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim në lidhje me autorët.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/04/0-500-1682504002xzhaku1-374.jpeg)
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/04/0-500-1682504001xzhaku-459.jpeg)