Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç, janë dërguar në spital me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta, në disa pjesë të trupit.

Gjendja më e rëndë për jetën paraqitet për 58-vjeçarin Shefqet Stafuka, pasi ka marrë plagë në pjesën e barkut, ndërsa i biri ndodhet jashtë rrezikut.

Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 21:00 , kur gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit me një person, i cili pasi i plagosi të dy ata, u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë  po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.