Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së publikuar mesditën e sotme në “DurrësLajm” se faturinoja e urbanit të Unazës u rrëzua pasi shoferi kishte lënë derën e parë hapur.

Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi është prangosur shtetasi S.K., drejtues i mjetit, i cili u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi i dehur.

Ndërsa shtetasja S.T., faturinoja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe " Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur".

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme  ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.