Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali mëngjesin e kësaj të marte gjatë kohës që punonte.

Bëhet fjalë për një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Teksa po punonte në një kantier ndërtimi në Olgiate Olona, në provincën e Vareses, ai rrëshqiti nga çatia e ndërtesës duke rënë nga 4 metra lartësi. 

Alarmi u dha nga kolegët e tij. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, 48-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Mediet italiane shkruajnë se shqiptari ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Busto Arsizio. Momentalisht rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje nuk janë ende të qarta.