"Plazh i lirë"/ Lezhë, procedohen 2 drejtorë të bashkisë dhe 5 administratorë biznesesh

10/08/2019 - 10:07

Procedohen penalisht 2 drejtorë pranë bashkisë Lezhë për veprwn penale "Shpërdorim detyre", në sajë të operacionit "Plazh i lirë".

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.N., me detyrë Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, dhe S.T., Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Lezhë, për lejimin dhe dhënen e lejes së ndërtimit në zonë të mbrojtur.

Gjithashtu janë proceduar edhe 5 përfaqësues ligjorë subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim taksash", si dhe janë liruar rreth 8000 m2 plazh.

Shëngjin -Velipojë/ Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni "Plazh i lirë"

Lirohen nga Policia e Lezhës në plazhin në Kune, Shëngjin, rreth 8000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 500 cadra e shezlongë.

Procedohen nga Policia e Lezhës 5 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim taksash".

Procedohen penalisht 2 Drejtorë pranë Bashkisë Lezhë për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Lirohen në Velipojë rreth 2500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen 235 komplete (shezlongë + çadra + karrige).

Procedohen nga Policia e Shkodrës dy pronarë subjektesh që kishin zaptuar hapësirën publike në plazh.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në subjekte që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazh, në Kune, Shëngjin.

Si rezultat, janë konstatuar 5 subjekte që ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike, pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë. Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar penalisht shtetasit N.K., Sh.L., E.L., L.K., dhe  M.T., për veprat penale " Fshehja e të ardhurave" dhe " Mospagim i taksave".

Gjithashtu, është proceduar edhe shtetasi A.N., me detyrë Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme, si dhe shtetasi S.T., Drejtori i  Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Lezhë, pasi në kundërshtim me ligjin ka lëshuar leje ndërtimi në zonë të mbrojtur.

Aksioni ka vijuar në Velipojë, ku janë liruar 2500 m2, plazh i zënë në mënyrë të kundëligjshme nga dy subjekte.

Gjatë aksionit u sekuestruan 235 komplete (shezlongë + karrige + çadër plazhi), si dhe u proceduan penalisht shtetasit L.M. dhe SH.N., pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektet e tyre në zonën e Plazhit në fshatin Pulaj-Plazh, rezultoi se  këta shtetas kishin zënë hapësirë publike rreth 2500 m2, duke vendosur përkatësisht 135 komplete shezlongë shtetasi L.M. dhe 100 komplete shezlognë shtetasja SH.N., të cilat u sekuestruan nga Policia.

Operacioni vijon në gjithë vijën bregdetare të vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vjedhja e 84 mijë eurove me karta të klonuara duke përdorur adresën dhe paisjen POS të instaluar pranë një hoteli me emrin “Lucas” në “Xh

Claudia Marioli, 19 vjeç nga Esine, dhe Giulia Vangelisti, e cila edhe një muaj do të mbushte 21 vjeçe, humbën jetën në një aksident trag

Policia e Vlorës ka arrestuar një 67-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Një 56-vjeçar nga Tropoja është aksidentuar rëndë teksa ishte duke punuar për pastrimin e një kanali vaditës, kur një gur i shkëputur nga

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pas vdekjes tragjike të një 17-vjeçari në zonën e Ujit të Ftohtë.

Bujar Lika, 37 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Hasani është cilësuar nga policia si shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Laç, ku humbi

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë pa abuzimit të një vajze 15 vjeçare në Tiranë.

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.