Dy banorë të Shijakut janë duke u proceduar penalisht nga policia për shkak së është konstatuar se ishin duke realizuar në Sallmone ndërtime pa leje.

Policia bën të ditur se shtetasit E.Xh. 32 vjeç dhe D.M. 42 vjeç ishin duke ndërtuar një objekt pa leje, në momentin që janë pikasur nga policia.

Materialet mbi këtë dy shtetas i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.