Policia italiane ndaloi dje një makinë në Via Piave, drejtuar nga dy shtetas shqiptarë të moshës 44 dhe 34 vjeç, të njohur për transportin e drogës. Nervozizmi i tepërt i të dyve dhe një gjest i tyre, pak minuta para se të ndaloheshin nga policia rritën dyshimet nga ana e policisë, të cilët ushtruan kontroll të hollësishëm në makinë.

Nga kontrolli i makinës, policia kaloi më pas në banesat përkatëse, në Albenga dhe Imperia, ku më pas shqiptarët të dy u arrestuan në flagrancë për mbajtjen dhe trafikimin e drogës. Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 23 gram kokainë e pastër dhe disa doza marijuanë, 100 euro që konsiderohen pjesë e parave të fituara nga shitja e drogës.