Një 42-vjeçar humbi jetën 2 ditë më parë, pasi duke punuar në banesën e shtetasit F.K., ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia njofton se shtetasi F.K., 53-vjeç është arrestuar dhe akuzohet për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

F. K., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 03.10.2021, shtetasi I. C., 42 vjeç, banues në Thumanë, duke punuar në banesën e 53-vjeçarit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.