Kryebashkiakja e Durrësit ka humbur babanë. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta, Emiriana Sako e ka dhënë mbrëmjen e djeshme në faqen e saj në Facebook, pak ditë pas varrimit, pasi siç shkruan vetë Sako, ishte e dyzuar nëse duhej ndarë apo jo ky çast në rrjetet sociale.

“Por e prekur nga mesazhet tuaja të shumta dua t’ju falenderoj nga zemra që në këto momente të vështira u gjendët pranë meje e familjes sime, për të ndarë hidhërimin dhe dhimbjen e ndarjes nga jeta të babait tim.”, shkruan Sako.

Më tej, me fjalë të ndjera, kryebashkiakja thekson se i ati i ka mësuar shumë virtyte asaj e vëllezërve, dhe do t’i mungojë shumë:

Që fëmijë, im atë na ka mësuar, mua e vëllezërve të mi, respektin për tjetrin, gjithmonë të themi të vërtetën, të mësonim e studionim sa më shumë, dashurinë për librin, e më vonë punën me nder, modestinë, e shumë virtyte të tjera që sot na kanë bërë ata çfarë jemi, e që nga sot, kujtimi i jetës së tij do të na shoqërojë përgjithmonë!

Babi do të na mungosh shumë!