Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ndodhet në Bruksel, për të ngritur Këshillin e Përbashkët Konsultativ me Komitetin Europian të Rajoneve.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Duke marrë parasysh se 70% e legjislacionit europian (acquis communitaire) do të zbatohet në nivel vendor, bashkëpunimi në këtë Këshill është thelbësor. Qeveria është e angazhuar në trajnimin e stafit të bashkive për të qenë të afta të zbatojnë këto reforma dhe të përftojnë më shumë fonde nga programet e ndryshme të BE.”

Ndër të tjera, ajo shton se qeveria do të ndërmarrë gjithashtu hapin e domosdoshëm të rritjes të pagave për punonjësit e pushtetit vendor.

Në këtë takim, kryebashkiakja ndodhet bashkë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikun.

Postimi i plotë:

Në Bruksel, bashkë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, për të ngritur Këshillin e Përbashkët Konsultativ me Komitetin Europian të Rajoneve.

Duke marrë parasysh se 70% e legjislacionit europian (acquis communitaire) do të zbatohet në nivel vendor, bashkëpunimi në këtë Këshill është thelbësor. Qeveria është e angazhuar në trajnimin e stafit të bashkive për të qenë të afta të zbatojnë këto reforma dhe të përftojnë më shumë fonde nga programet e ndryshme të BE.

Qeveria do të ndërmarrë gjithashtu hapin e domosdoshëm të rritjes domethënëse të pagave për punonjësit epushtetit vendor.

Ndërkaq miratimi i Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh nga Parlamenti Europian së fundmi, do të jetë instrument shumë i nevojshëm dhe ndihmues për zhvillimin e zonave lokale.