Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako njofton se pas asfaltimit të një segmenti të rrugës “Aleksandër Goga”, po vijon puna për vendosjen e sinjalistikës përkatëse.

Në postimin e saj në “Facebook”, Sako shkruan se qëllimi i vendosjes së sinjalistikës ka si qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët por dhe drejtuesit e mjeteve.

Postimi i plotë i Sakos:

Vijon puna e përditshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës.

Pas asfaltimit të një segmenti të 📍 rrugës “Aleksandër Goga” po vendoset sinjalistika përkatëse horizontale dhe vertikale me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët 🚶‍♂️por dhe drejtuesit e mjeteve.