Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka bër një bilanc të punës që është bërë deri tani në lidhje me rindërtimin e banesave, pas tërmetit të 26 nëntorit në vitin 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako thotë se rindërtimi nuk është për propagandë, por punë dhe fakte.

Postimi i plotë:

RINDËRTIMI NUK ËSHTË PROPAGANDË, POR PUNË DHE FAKTE:

15 000 familje kanë përfituar grante rikontruksioni

405 pallate janë riparuar në ambjentet e përbashkëta

180 të tjerë fillon puna brenda muajit Mars

4 pallate me shkallë dëmi DS4 kanë përfunduar riforcimin dhe rikonstruksionin total

24 pallate të tjera me këtë shkallë dëmi janë në proces riforcimi

2 pallate të reja kanë përfunduar3 godina të tjera të reja janë drejt përfundimit

9 pallate me 226 apartamente në lagjen e re Manzë kanë përfunduar, kjo lagje ka edhe fushë sportive, njësi shërbimi, kopësht dhe çerdhe.

996 apartamente, qendër shëndetësore, fusha sportive, park e njësi shërbimi, po ndërtohen në lagjen e re Spitallë