Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se po vijon puna për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

“Aktualisht po punojmë në njësinë administrative të Sukthit ku po kryhen punime për rehabilitimin e argjinaturës, ngritja e bankinës, dhe sistemimi i saj në një gjatësi prej 1.3 kilometra.”, shkruan ndër të tjera Sako në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Vijojmë punën për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Aktualisht po punojmë 📍 në njësinë administrative të Sukthit ku po kryhen punime për rehabilitimin e argjinaturës, ngritja e bankinës, dhe sistemimi i saj në një gjatësi prej 1.3 kilometra.

Puna do të vijojë derisa të rehabilitohet argjinatura e këtij lumi në të gjitha zonat problematike për të parandaluar përmbytjet