Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana ka qenë vetë i pranishëm në aksionin e pastrimit dhe dezinfektimit ku po punon ekipi i mirëmbajtjes në bashkinë e Shijakut.

Arbana, në një postim në rrjetet sociale ka shprehur se është zgjidhur problemi i depozitimit të mbetjeve urbane.

Ai ka theksuar se ekipi i mirëmbajtjes po punon çdo ditë për një qytet më të pastër.

Postimi i plotë:

Aksion pastrimi dhe dezinfektimi

Bashkia e Shijakut po punon për pastrimin dhe dezinfektimin e gjithë koshave të mbeturinave, pasi kemi zgjidhur problemin e mbetjeve urbane. Ekipi i mirëmbajtjes po punon çdo ditë për një qytet më të pastër.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!