Elton Arbana, kryetari i bashkisë Shijak ka treguar për komunikimin që ka me emigrantët e Shijakut.

Në një postim në facebook ai shprehet:

Më ndodh shpesh të flas me shijakas që kanë emigruar, kryesisht në Itali, por dhe në vende të tjera të botës. Shumë prej këtyre familjeve kanë përfituar shtëpi të re nga procesi i rindërtimit.

Ata theksojnë se sa ka ndryshuar Shijaku në një kohë kaq të shkurtër. Shprehin mirënjohje për punën e bërë me rindërtimin pas tërmetit.
Ne shkëmbejmë gjithnjë eksperienca duke sjellë më të mirën për qytetin tonë.

Faleminderit për përshtypjet pozitive që shprehni!

Së bashku për të ardhmen e Shijakut!