Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka folur në lidhje me takimin me të rinjtë e FRESSH Shijak, ku ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrjet për të mirën e komunitetit ku jetojnë.

Postimi i plotë:

Një tjetër takim plot energji me FRESSH Shijak.

Partia Socialiste është forca që mbështet ëndrrat e të rinjve. Për ne sfida më e madhe është të krijojmë mundësitë përmes politikave tona për integrimin e të rinjve, për zhvillimin e tyre dhe për punësimin e të diplomuarve.

FRESSH Shijak është një grup që shtohet dita-ditës. Përfshirja e të rinjve është mundësia më e mirë për të ndikuar në komunitetin ku jetojnë.

Me energjinë dhe angazhimin e tyre politik do vazhdojnë të jenë të pranishëm në vendimmarrje të ndryshme që bashkia merr për të rinjtë.