Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka uruar Vitin e Ri 2023.

Në një postim në rrjetet sociale, Arbana krahas urimit për banorët, ka listuar edhe projektet që bashkia Shijak ka përfunduar gjatë vitit 2022.

Po ashtu, ai shkruan se “vitin 2023 e presim plot optimizëm për të vazhduar projekte të tjera madhore, duke realizuar më shumë nga sa kemi premtuar.”

Postimi i plotë:

🥂 GËZUAR 2023!

🖊 Dua t’i uroj të gjithë banorëve të qytetit të Shijakut dhe Njësive Administrative Xhafzotaj, Maminas e Gjepalaj: GËZUAR VITIN E RI!

📌 Viti që po lëmë pas ishte i mbushur plot punë dhe projekte për zhvillimin e Shijakut:
🔸️ Përfundimi i ndërtimit të pallateve dhe hedhja e shorteut për familjet e pastreha, përfituese të një apartamenti të ri falas.
🔸️ Hodhëm themelet dhe po vijon ndërtimi i Qendrës Kulturore Multifunksionale që do të rigjallërojë jetën kulturore të qytetit.
🔸️ Inaguruam shkollën “Rilindja” në Sallmone dhe Kopshtin nr.2 Shijak.
🔸️ Kemi punuar për asfaltimin e rrugëve të ndryshme.

🟢 Vitin 2023 e presim plot optimizëm për të vazhduar projekte të tjera madhore, duke realizuar më shumë nga sa kemi premtuar.

🔸️ Ndërtimi i pallateve për të pastrehët.
🔸️ Punësimi i të rinjve, të cilët pas diplomimit vendosin të jetojnë dhe kontribojnë në Shijak.
🔸️ Rikonceptimi i Qendrës së qytetit.
🔸️ Projekti i shëtitores pranë lumit Erzen.
🔸️ Asfaltimi i të gjitha rrugëve të parehabilituara.
🔸️ Gjelbërimi i Shijakut dhe fshatrave të tij.
🔸️ Mbështetje për zhvillimin e Agroturizmit.
🔸️ Mbështetje për gratë e dhunuara duke i ofruar strehim në një qendër të caktuar.
🔸️ Për fermerët do të përfundojmë projektin e një magazine që shërben për ruajtjen dhe frigoriferimin e produkteve të tyre.

🙏 Është privilegji im që me mbështetjen e Kryeministrit Rama të vazhdoj t’i shërbej çdo komuniteti dhe të punoj për Shijakun që të gjithë meritojmë.

❤️ Paçit një vit të mbarë, plot shëndet dhe lumturi për ju dhe familjen tuaj! GËZUAR 🥂