Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Cërrik, ku do të zhvillojë një takim dyditor me temë kryesore bujqësinë. Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetarët e 7 bashkive, por edhe ministrja  e Bujqësisë, Anila Denaj, përfaqësues të blegtorëve dhe aktorë të tjerë të sektorit te agro turizmit.

Diskutimet do të përqendrohen në sfidat dhe arritjet e sektorit bujqësor, si dhe në mënyrat e financimit për t’u përshtatur me zhvillimet ekonomike dhe rritjen e turizmit në vend. Analiza do të përfshijë fusha të ndryshme si agroturizmi, bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe agro-përpunimi.

Takimi, i organizuar si një forum diskutimi mbi zhvillimin dhe perspektivat e bujqësisë, do të zgjasë dy ditë, sot dhe nesër.