Kreu i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka marrë drejtimin e PD së kësaj dege, kjo për shkak se kreu i deritanishëm, Hysen Kadiu ka dhënë dorëheqjen pasi do të bëhet pjesë e procesit të primareve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Qosja thotë se që i vogël nuk i ka ikur asnjëherë përgjegjësive, ndaj edhe me marrjen e kësaj detyre rriten edhe më shumë pritshmëritë për një rezultat sa më të mirë.

Ai fton të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e rrugëtimi të fitores në zgjedhjet e 11 majit.

“Partia Demokratike është autoriteti moral i vendit,  institucioni i rrotacionit dhe ndryshimeve të mëdha në Shqipëri dhe për këtë çdo demokrat e çdo qytetar që e ka mbështetur duhet të ndihet krenar! Ftoj çdo demokrat, çdo qytetar të Kavajës që beson tek vlerat tona të bëhet pjesë e këtij rrugëtimit tonë”, shkruan Qosja.