Kryeministri Edi Rama teksa u pyet për faktin se pse Arben Ahmetaj nuk është më drejtues politik i qarkut të Vlorës për PS, ai theksoi se emrat nuk kanë rëndësi.

“S’ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Jemi shërbëtorë të këtij misioni. Secili ka misionin e vetë. Kjo është skuadër dhe çdo skuadër ka rolin e ndryshëm dhe të gjithë bëjnë rolin e tyre.”, tha Rama.