Një studim ka zbuluar se ndaj djathit mund të krijohet e njëjta varësi si drogërat e forta.
Puna kërkimore e një grupi studiuesish ku përfshiheshin dietologë, biologë dhe kimistë është publikuar në gazetën “Public Library of Science One”. Në të është gjetur se djathi përmban një përbërës kimik që gjendet tek drogërat që shkaktojnë varësi të madhe.
Bëhet fjalë për proteinën e njohur si kaseina. Segmente të kësaj proteine njihen si “kasomorfina” dhe pikërisht këto të fundit shkaktojnë tek receptorët e trurit atë që e quajmë varësi.
Për të përforcuar këtë gjetje, shkencëtarët Erica Schulte dhe Cameron Wells u kërkuan 120 personave që të përzgjidhnin ushqimin e tyre të preferuar. Më pas, u pyetën 384 persona të tjerë. Nga këto, shkencëtarët bënë një listë të personave që besonin se kishin varësi nga djathi dhe pasi i pyetën, lista e hartuar prej tyre me “të varurit” nga djathi ishte thuajse 100 përqind e saktë.
Kujdes! Djathi si droga?
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
74 goditje me kamzhik për këngëtaren iraniane që këndoi pa hixhab, zemërim brenda dhe jashtë Iranit
Babai i Lionel Messit në gjendje delikate shëndetësore, familja kërkon privatësi
Nënpresidenti amerikan, JD Vance shtyn udhëtimin për në Zvicër për bisedimet me Iranin
“Rama jep dorëheqjen, s’ka bisedime”- Sot protesta e 20-të e qytetarëve për largimin e qeverisë! Sheshet dhe rrugët plot





