Ashtu sikundër është bërë me dije 2 ditë më parë, dita e nesërme do të jetë edhe për qytetin e Durrësit “Dita pa makina”.

Në vijim të njoftimit të dhënë nga bashkia e qytetit bregdetar, ku tregohen akset dhe orari kur do të kufizohet qarkullimi, sot policia bashkiake ka publikuar një tjetër njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve.

Policia apelon që në akset: Bulevardi “Dyrrah” – rruga “Grigor Durrsaku”, rruga “Aleksandër Goga” nga Muzeu i Dëshmorëve në drejtim të sheshit dhe nga “Iliria” në drejtim të bulevardit “Epidamn” deri tek Torra Veneciane, nuk duhet të ketë asnjë automjet të parkuar, pasi në të kundërt ato do të spostohen me karrotrec.

Njoftimi i plotë:

📢 NJOFTIM📢
TE NDERUAR QYTETARE, BASHKIA DURRES NE ZBATIM TE NISMES “DITA PA MAKINA” JU NJOFTON SE:
✅ NESER DITEN E DJELE DATE 03.04.2022, NGA ORA 9:00 DERI NE OREN 15:00 NDALOHET QARKULLIMI DHE PARKIMI I AUTOMJETEVE NE AKSET:
📌BULEVARDI DYRRAH-RRUGA GRIGOR DURRSAKU
📌RRUGA ALEKSANDER GOGA DUKE FILLUAR NGA MUZEU I DESHMOREVE-SHESHI
📌ILIRIA-BULEVARDI EPIDAM DERI TEK TORRA VENECIANE.
PER KETE ARESYE NEVOJITET QE TE LEVIZNI AUTOMJETET TUAJA QE NDODHEN TE PARKUARA NE RRUGET E LARTPERMENDURA, NE TE KUNDERT JEMI TE DETYRUAR TI SPOSTOJME AUTOMJETET ME KARROTREC.
PER REALIZIMIN DHE GARANTIMIN E KESAJ NISME POLICIA BASHKIAKE NE BASHKPUNIM ME POLICINE E SHTETIT KA MARRE TE GJITHA MASAT E NEVOJSHME.
FALEMINDERIT PER BASHKEPUNIMIN! 😊

Lexo edhe: