Për të gjithë ata që kanë qejf të bëjnë foto pafund, tanimë duhet t’i reduktojnë sepse drita e telefonit që shkrepet (fleshi) rrezikon të përshpejtojë plakjen e lëkurës.

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur blogerja e njohur angleze, Mehrin Baig, e cila realizon çdo ditë rreth 50 foto të cilat i publikon në “Instagram”.

E shqetësuar rreth dëmtimit të lëkurës së saj, 26-vjeçarja u konsultua me një dermatolog. Pas kontrollit me skaner, u arrit në përfundimin se drita e lëshuar nga telefoni në momentin e shkrepjes lëshon rreze HEV. Këto rreze dëmtojnë lëkurën dhe më konkretisht pjesën poshtë syve, ku poret nisin të zmadhohet gjithnjë e më shumë.