Një nënë pasi kaloi një problem madhor me shëndetin e fëmijës së saj, mendoi që rastin ta bëjë publik në Facebook, që shumë nëna të tjera të kenë kujdes.

“Kishin kaluar vetëm pak orë pasi vajza ime kishte konsumuar mëngjesin me drithërat e saj shumëngjyrëshe të zbutura në qumësht. Por vura re se këmbët e vajzës sime ishin skuqur dhe kishte flluska të mëdha. U tremba. Menjëherë shkoj tek mjeku për ta vizituar”, tregon Misty Lyn.

Sipas diagnostikimit, vajza është helmuar nga pigmenti ngjyrues që përmbajnë drithërat. Bëhet fjalë për drithërat e quajtura “Apple Jack” nga ku ka marrë emrin edhe ky lloj helmimi. Këto ngjyrues ushqimorë janë të paligjshëm në Europë, por krejtësisht të pranueshëm në Amerikë. 

BHT- substanca që gjendet në këto ngjyrues është stabilizator i zakonshëm i pesticideve, benzinës, lubrifikantëve si edhe sapunëve. Por ja që e gjejmë edhe në drithërat e quajtura “Apple Jack”.
Substancat e ngjyruesit të verdhë është përdorur për eksperimente tumorale te minjtë laboratorikë, ndërsa substanca e ngjyruesit të kuq njihet për shkaktimin e alergjive të rënda.