Disa këshilla për ushqimet me të cilat duhet të bëni kujdes që mos pësoni helmime:

  1. Lëngjet e frutave dhe qumështi jo i pasterizuar;
    Qumështi jo i pasterizuar shpesh përmban baktere, viruse dhe parazitë dhe shkakton shpesh helmime. Ndërkohë, lëngjet e frutave jo të pasterizuara mund të kenë bakterin Escherichia coli, i cili mund ta dëmtojë mjaft shëndetin.

  2. Mishi i pagatuar mirë;
    Mishi i pagatuar mirë ose ai që ka ende gjak mirë, është të mos përdoret sipas Bill Marler. Ai duhet konsumuar vetëm pasi të jetë zierë ose pjekur në 70ºC në mënyrë që të shkatërrohen bakteret.

  3. Frutat dhe perimet e palara apo të parapërgatitura;
    Mos i blini futat dhe perimet të qëruara apo të prera në copa gati për t’u ngrënë. 

  4. Vezët e pagatuara;
    Vezë duhet të konsumoni, por të ziera mirë ose të skuqura. Veza e pagatuar mund edhe t’ju helmojë.

  5. Frutat e detit;
    Frutat e detit shpesh shkaktojnë helmime dhe kjo vjen si pasojë e ngrohjes së oqeaneve dhe mikrobeve të shumta që futen tek to. Mos i konsumoni asnjëherë pa i zier dhe gatuar mirë./Shëndeti.com.al/