Festimet e Krishtlindjeve kanë përfunduar, dhuratat tashmë janë marrë dhe ardhja e Vitit të Ri duket disa ditë larg. Pra, 28 Dhjetori është zyrtarisht dita më depresionuese e këtyre festave.

Sipas një studimi në Britani të Madhe, sot me shumë gjasa ka mundësi që të përfshiheni në një zënkë familjare. Më konkretisht, rreth orës 15:00 ka gjasa të ndodhë një situatë jo e këndshme në familje, bazuar edhe në studimet e viteve të kaluara gjatë kësaj periudhe. Prandaj mundohuni të shmangeni nga ndonjë konflikt me familjarët, transmeton syri.net.

Studimi këshillon që ditën e sotme më mirë ta kaloni duke bërë një udhëtim të shkurtër, në rast se nuk jeni në punë.