“Në bashkinë e Durrësit është zhvilluar një takim me qëllim marrjen e masave parandaluese për kultivimin e bimëve narkotike.” Kështu shkruan kryebashkiakja e Durrësit në një postim në rrjetete sociale ditën e sotme.

Në takim morën pjesë nënkryetari i bashkisë Gentian Kallmi, zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, kryetarë të njësive administrative të bashkisë së Durrësit si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë.

Sako shkruan se “në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit për shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve për parandalimin e këtij fenomeni në zbatim të legjislacionit në fuqi.”

Postimi i plotë:

Në bashkinë e Durrësit është zhvilluar një takim me qëllim marrjen e masave parandaluese për kultivimin e bimëve narkotike.

Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetari i bashkisë Gentian Kallmi, zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, kryetarë të njësive administrative të bashkisë së Durrësit si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë.

Në kuadër të bashkëpunimit institucional me Policinë e Shtetit në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit për shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve për parandalimin e këtij fenomeni në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Në takim u diskutua gjithashtu për një bashkëpunim maksimal nga ana e njësive administrative për mbikqyrjen e territorit dhe në rast konstatimi të veprimeve në kundërshtim me ligjin të raportohet pranë strukturave përkatëse.