Një 33-vjeçar është arrestuar në Fushë Krujë, pasi ka kundurshtuar dhe më pas i ka shkaktuar dëmtime fizike punonjësit të policisë shtetasit L.F.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka kundërshtuar me forcë dhe i ka shkaktuar dëmtime, punonjësit të Policisë, shtetasit L. F.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.