Dy ditë më parë publiku u trondit nga një video ku dukej Megi Pojani duke u tallur mbi varrin e stërgjyshes së saj. Ishte Marsela (motra e Megit) ajo e cila e postoi videon në InstaStory, ku shfaqej Megi duke pastruar varrin, qeshur, kërcyer dhe duke u tallur para familjarit të tyre të ndjerë.
Pjesa më e madhe e publikut u prek dhe e “dënoi” veprimin e Megi Pojanit tek varrezat, por siç duket familjarët e saj nuk e konsiderojnë ndonjë gjë të madhe .
Ina Pojani, motra e Megit ka publikuar së fundmi në Instagram një bisedë “WhatsApp-i” me tezen e tyre, e cila e kritikon Megin jo për veprimin, por pse kërkoi ndjesë publike.
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/04/WhatsApp-Image-2023-04-26-at-11.00.42-AM-300x616-1.jpeg)
Videoja në fjalë tashmë është bërë virale dhe ka marrë komente nga më të ndryshmet, kryesisht negative. Reagimet kanë nga më të shumtat, që nga persona të thjeshtë e deri tek ata publik.