Në fillim të vitit 2022 pritet që në treg të dalë modeli i ri i iPhone me teknologjinë 5G me çmim të lirë, iPhone SE3

Besohet se ky model do të rikthejë teknologjinë Touch ID. Sipas Digitimes, iPhone SE3 pritet që të dalë në gjysmën e parë të vitit 2022.

Mendohet se do të ketë të njëjtin proces si iPhone 12, A14. Dizajni i tij nuk pritet të ndryshojë shumë dhe do të ketë të njëjtën madhësi ekrani, LCD 4.7 inch.

Veçoria do të jetë pikërisht teknologjia 5G dhe çmimi mendohet që të jetë i arsyeshëm, kjo dhe për vetë faktin se modelet SE të iPhone konsiderohen të lira. Flitet se iPhone SE3 do të jetë edhe më i lirë se iPhone 12 mini. Ky telefon në SHBA kushton 600 Dollarë.

Megjithatë, nuk ka ende asnjë zyrtare nga Apple, kështu që na mbetet të presim fjalën e fundit nga kompania amerikane.