Ky që shihni në foto është autori i tentativës së grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Durrës, me pistoletë lodër.

“DurrësLajm” mëson nga burime policore se bëhet fjalë për shtetasin Erind Lubishta, 29 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor në lagjen nr.1 të Durrësit.

Policia ka mundur ta identifikojë dhe ndalojë në kohë rekord të riun, i cili u paraqit në pikën e këmbimit valutor me kapuç në kokë dhe pistoletë lodër në dorë.

Në momentin e arrestimit, i riu ksihte me vete edhe pistoletën lodër, që përdori gjatë tentativës së grabitjes.

Njoftimi i policisë për tentativën e grabitjes:

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.