Një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë stacionit të trenit, ku një burrë i moshës 57 vjeç ka humbur jetën duke u rrëzuar te parkingu i autobusëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e policisë, teksa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaq natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rastit.