Një shpërthim ka ndodhur në një pikë që tregton gaz në Shkozet.

Nga informacionet paraprake, raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

DurrësLajm” mëson se në këtë pikë tregtimi gazi, kanë qenë duke kryer punime dhe ka pasur rrjedhje gazi.

Si pasojë, dy punonjësit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut.

Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale.

Informacioni paraprak i policisë

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.