Një 60-vjecare, banore e qytetit të Durrëssit, i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në një banesë 3-katëshe në lagjen 17 të Durrësit. Burime për “DurrësLajm” thanë se viktima, me inicialet N.K, jetonte prej vitesh e vetme.

Të afërmit e saj ndodhen në Itali. Në vendgjarje kanë mbërritur efekivët e policisë dhe po meren me hetimin e rastit.