Mesfushori me tipare sulmuese, Eri Lamçja, beson tek Europa edhe për sezonin e ri. Ai thekson se Teuta nuk është një skuadër që bën premtime të mëdha, por në fund realizon synimet e vendosura. Ajo që ndodhi edicionin e fundit do tentohet që të përsëritet. Gjatë një deklarate elbasanasi flet për gjendjen e ekipit, ndërsa e konsideron si fat të madh që deri më tani grupi është mirë fizikisht dhe nuk ka të dëmtuar.“Jemi rikthyer në Durrës, ndërsa dje kemi zhvilluar stërvitjen e parë pas fazës përgatitore. Për fat, jemi mirë fizikisht dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit. Nuk kemi pasur as probleme me dëmtimet dhe ky fakt na favorizon ndjeshëm për të vijuar punën me të njëjtin ritëm. Kemi një grup kompakt dhe lojtarët kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Starti i kampionati po afron, por unë di të them që jemi të fokusuar vetëm te stërvitja momentalisht. Vetëm kur të vijë java e ndeshjes së parë, atëherë do të flasim për Tiranën, meqenëse është kundërshtari ynë i parë. Tani duhet që të stërvitemi të gjithë shumë që të jemi në superformë në startin e sezonit të ri. Sezon të cilin do të mundohemi ta interpretojmë dhe ta zhvillojmë më mirë se edicioni i fundit. Qëllimi primar mbetet Europa dhe do të bëjmë çmos për t’ia dalë. Nuk jemi skuadër që bëjmë premtime, pasi detyra jonë është që të flasim në fushë dhe t’i realizojmë synimet që na vendos klubi. Këtë e treguam edhe vjet, ndonëse pa zhurmë në fund premë një ‘biletë’ europiane”, u shpreh Lamçja.
Lamçja: Teuta synon Europën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner, në moshën 87-vjeçare
Po trafikonin kokainë me vlerë 300 mijë euro, arrestohen në momentin e dorëzimit 3 shqiptarët!
“Nuk ishin numra, ishin fëmijë”/ Nis marshimi i protestës në Durrës për dy të miturit që humbën jetën në aksident
Artikujt e preferuar të Matthew Perry po dalin në ankand për një kauzë të mirë





