Largimi i parë nga Teuta është Theodoros Mingos. Në klubin durrsak se nuk është rënë dakord me mesfushorin për rinovimin e kontratës dhe palët janë ndarë me mirëkuptim. Lojtari është tashmë një opsion për ekipet e tjera të Superiores, teksa ka marrë letrat nga Teuta.
Ekipi në merkaton e futbollit shqiptar do të synojë të bëjë goditje, madje shpreson që të afrojë lojtarë që kanë spikatur në ekipet pretendente, por edhe të tjerë që kanë rënë në sy në Superiore.
Mesfushori s’ka marrë shumë minuta këtë sezon. Theodoros Mingos e mbylli aventurën e tij me Teutën, pasi lojtarit i ka përfunduar kontrata me “Djemtë e detit”. Ai ka falënderuar shokët dhe është larguar nga ekipi.