Dy gra janë larguar nga banesat e tyre respektive në Shënavlash dhe Kavajë, teksa denoncimet në polici i kanë bërë bashkëshortët e tyre.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçare dhe një 20-vjeçare, teksa uniformat blu kanë nisur punën për gjetjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

1.Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi D. P., 38 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, shtetasja I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash, Durrës. Po punohet për gjetjen e saj.

2.Në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasi K. S., 23 vjeç, banues në Kavajë, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë. Po punohet për gjetjen e saj.