Largohet një vajzë e mitur nga banesa e saj në Durrës.

Ka qenë babai i të miturës me iniciale G.P., banues në lagjen nr.11 që ka bërë denoncimin në polici.

Uniformat blu sakaq kanë nisur punën për gjetjen e vajzës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.05.2022, shtetasi G. P., banues në lagjen nr.11, Durrës, ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, shtetasja G. P., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.