Largohet nga banesa në Durrës një grua 40 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Alarmin në polici e ka dhënë motra e saj, që ka kërkur ndihmën e uniformave blu për gjetjen e shtetas K.C., banuese në Shënavlash.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, banuese në Shënavlash, Durrës, se më datë 15.04.2023, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja K. C., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 47-vjeçares, ka probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e e shtetases K. C.