Një 60-vjeçar banues në lagjen nr. 8 në Durrës është shpallur i zhdukur nga familjarët, pasi është larguar nga banesa më datë 1 maj dhe nuk është kthyer më.
Rasti është denoncuar në Komisariatin e Policisë Durrës nga i biri i tij, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e tij.
Njoftimi:
Dje, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës, se më datë 01.05.2025, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi A. M., 60 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.