Ethet e numërimit kanë kapur drejtuesit e fushatave dhe kryesuesit e listave të Durrësit. Koka dhe Bylykbashi kanë shfaqur interes të madh pas fillimit të numërimit të kutive të para të votimit, duke u paraqitur vetë në KZAZ.
Kryesuesi i listës së PD-së së Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka qenë i pranishëm në KZAZ-në 23 teksa zhvillohet procesi i numërimit.
Edhe kryesuesi i listës së LSI-së Lefter Koka, ka shkuar vetë po ashtu në një nga KZAZ-të për të parë nga afër vetë rezultatet e para të numërimit të votave. Po ashtu, ai është parë herët në mëngjes duke konsumuar edhe një kafe me përfaqësues të LSI-së në lokalin ku është ngritur shtabi elektoral i kësaj force në qytetin e Durrësit, pranë sheshit “Pranvera”.
Në Durrës ndahen 14 mandate deputetësh dhe në bazë të këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 9 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat.
Qarku Durrës
Të numëruara 48 QV
PS 8806 vota – 9 mandate
PD 4217 vota – 4 mandate
LSI 1749 vota – 1 mandat
PDIU 136 vota
LIBRA 56 vota