Mançester Siti luajti përballë Crvenza Zvedës në Ligën e Kampionëve duke e mundur me rezultatin 3-1, me kampionët në fuqi që e nisën me këmbën e mbarë këtë sezon. Gjithsesi emri i skuadrës serbe u kthye në objekt talljeje në emisionin e njohur “CBS Sports Golazo”, me legjendat e njohura të Premier Ligës, Tieri Henri, Xhemi Karager dhe Mikah Riçards.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ishte ai që po i jepte leksion dy anglezëve se si thuhej emri i Crvena Zvezda. “Cinevella Zizda” ishte emri i thënë nga Riçards, ndërsa Karager tha: “Savanah Savesta”, me të qeshurat në studio që nuk kishin fund.